Partia Demokratike shpreh shqetësimin për situatën në vend. 

"Në një kohë që policia e Fatmir Xhafajt është ngritur e gjitha në  këmbë, për të mbrojtur vëllanë e tij trafikant droge, Shqipëria është  zhytur në kaos dhe kriminalitet" deklaroi deputetja Grida Duma përmes një deklarate nga selia PD.

Grida Duma: Nuk ka kaluar as një javë nga ngjarja e rëndë në ish-bllok, ku bandat u  përleshën me armë pak metra larg zyrës së kryeministrit, vetëm gjatë 24  orëve të fundit janë vrarë 5 persona dhe plagosur disa të tjerë. Mbrëmë një 13 vjecare humbi e dërrmuar me armë në bark, një vdekje  fëmije aq e rëndë sa mjekët dyshonin nëse ishte goditje me  armë  prerëse. Një krim që ka fytyrën e varfërisë mjerimit dhe abandonimit, ku  dhe dëshmitarët familjarë janë aftësi të kufizuara  për të dëshmuar. Dy orë më parë sërish raportohet një plagosje me armë në Tiranë, i plagosuri në spitalin e traumës.  Jo ditë pas ditë, por orë pas ore vendi është në panik në pasiguri të plotë. Ndërsa policia është vendosur e gjitha në shërbim të vëllait të  Ministrit të Brendshëm, puna e saj është si të fabrikojë prova kundër  një gazetari, kundër medias, denoncuesve dhe opozitës."


/Ora News.tv/