Skandali i Facebook për të shpërndarjen e të dhënave të përdouruesve po thellohet cdo ditë e më shumë. Gazeta “Neë York Times” ka zbuluar disa detaje të reja ku tregon se rrjeti social ka shpërndarë akses për të dhënat e tyre me firma të tjera si Amazon, Apple, Microsoft, Netflix, Spotify dhe Yandex.

Në disa raste, kompanitë janë shprehur se nuk ishin të informuar se e kishin këtë akses të vecantë.

Facebook është munduar të justifikohet duke thënë se nuk ka shpërndarë kurrë të dhëna pa lejen e përdoruesve. Ndër të tjera, shtoi se të dhënat nuk ishin keqpërdorur.

Në fillim të këtij viti, doli skandali i Facebook që kishte shpërndarë të dhënat e miliona përdoruesve me Cambridge Analytike dhe për këtë arsye kompania është gjobitur me 645 mijë dollarë.

/Ora News.tv/