Vazhdojnë konsultimet politike mbi qeverinë e re në Itali

Vazhdojnë konsultimet politike mbi qeverinë e re në Itali

Vetëm 48 orë nga nisja e punimeve të legjislaturës së re të Parlamentit italian pas zgjedhjeve të 4 marsit  janë orë vendimtare të konsultimeve politike për formimin e qeverisë së ardhshme.

Zgjedhja me konsensus i emrave që do të drejtojnë kryesitë e dhomës së deputetëve dhe të senatit është ngërçi kryesor që duhet t'i hap rrugë formimit të qeverisë së ardhshme.

Lëvizja 5 Yje vazhdon të pretendojë drejtimin e dhomës së deputetëve si forca e parë paralmentare ndërsa koalicioni i djathtë pretendon kryesinë e dhomës e Senatit.

Sot në Romë lideri i koalicionit të djathtë Silvio Berlsuconi ka mbledhur partitë e  grupimit të tij duke propozuar  Paolo Romani , ish kryetarin e grupit të dhomës së senatit të Forza Italia si kryetari i ri i Senatit.

Por ndaj këtij emri është shprehur kundër Lëvizja 5 Yje e cila ka deklaruar se në kryesitë e dy dhomave të Parlamentit nuk do të pranojnë të zgjidhen emra të hetuar apo të dënuar më parë nga drejtësia Italiane. Ish kreu i grupit të Senatit të Forza Italais ka qënë më parë i përfshirë në një proces hetimor.

Pak para nisjes së takimit mes forcave të koalicionit të djathtë, Matteo Salvini ka deklaruar për gazetarët se "kreu i Lëvizjes 5 Yje Luigi Di Maio mund të pretendojë çtë dojë por koalicioni fitues nga votimet është ai i së djathtës e cila po punon për një qeveri konkrete për italianët."

Ndërsa nga Lëvizja 5 Yje shprehen të qetë e optimistë se brenda kësaj jave legjislature e re parlamentare do të zgjedhë emrat e kryesisë së dy dhomave të parlamentit.

EMISIONET