Vazhdojnë çmenduritë në futboll, Liverpool refuzon ofertën jashtëtokësore nga sheikët

Vazhdojnë çmenduritë në futboll, Liverpool refuzon

Është e vështirë të refuzosh një ofertë kur ajo vjen prej një sheiku por ja që ndodh dhe t'i thuash jo kësaj oferte.

Këto ditë është duke bërë shumë zhurmë refuzimi i madh që ju bë nga ana e pronarëve amerikan të Liverpoolit, propozimit prej 2 miliard eurosh që i bëri Khaled Bin Zjed Al Nehajan, për të marrë shumicën e aksioneve të klubit anglez.

Sipas mediave britanike kushëriri i sheikut më të njohur Mansur, pronarit të Manchester City, ka marrë një përgjigje JO, për ofertën rekord që kishte bërë për të blerë klubin e Premier League.

Një shifër e tillë kaq e madhe, nuk është ofruar kurrë për blerjen e një klubi, gjithsesi, shoqëria amerikane që ka në zotërim klubin anglez, Fenuei Sports Grup, e ka refuzuar menjëherë këtë ofertë, dhe ka bërë të qartë se do të pranonte ortak vetëm me minorancë aksionesh.

EMISIONET