Vatikani pritet të hapë arkivat e fshehta për periudhën e Holokaustit

Vatikani pritet të hapë arkivat e fshehta për periudhën e

Papa Françesku ka njoftuar planet për të zbuluar arkivat sekrete të Papa Piut XII, që potencialisht mund të hedhin dritë mbi veprimet e Vatikanit gjatë Holokaustit.

Një lëvizje e tillë është kërkuar nga hebrenjtë për dekada.

Çifutët kanë kërkuar gjatë që dokumentet të zbulohen, ndërsa Piu XII, i cili mbretëroi që nga viti1939 deri në vitin 1958, akuzohet se ka qëndruar indiferent, teksa Holokausti u shpalos në Evropë.

Vatikani ka pohuar se Pio ka punuar qetësisht prapa skenave për të shpëtuar hebrenjtë dhe për të mos e përkeqësuar situatën.

Duke deklaruar se "kisha nuk ka frikë nga historia", Françesku njoftoi të hënën se arkivat do të hapen më 2 mars 2020. Grupet hebraike e kanë mirëpritur lajmin.

EMISIONET