Lëvizja Socialiste për Integrim doli me një reagim të ashpër ndaj ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca të cilin e quajti avokat të qeverisë.

Reagimi erdhi pak kohë pasi kreu i delegacioni të BE-së, Soreca duke dhënë një prononcim për median tha se çështja e teatrit ishte  politizuar.

Kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili tha se Teatri është vijë ndarëse edhe për ata ndërkombëtarë  të cilët preferojnë të dëgjojnë italishten e qeverisë.

Petrit Vasili: "Për ata që nuk e kanë kuptuar italisht dhe anglisht. Është shkelur kushtetuta e shqipërisë në të dyja këmbët  ësjhtë shkelur ligji i trashëgimisë kulturore është dhunuar dhe rrënuar për tkë decentralizimi dhe kjo në interes të qindra milionë eurove që Edi Rama do të rrëmbejë në mes të Tiranës me këto kulla. Ky skandal i dimensioneve kombëtare është aty në mes të sheshit vetëm qindra metra larg nga zyrat e qeverisë dhe zyrat e disa të tjerëve të cilët edhe nëse nuk e kuptojnë mirë shqipen kanë mundësi të përkthehen në Italisht e anglisht. Një skandal i tillë nëse do të ndodhte në mes të perëndimit do  të kishte reagim shumë të fortë dhe tërësisht të papranueshëm. Dhuna shtazarake ndodhi në mes të sheshit ndërkohë që u shoqërua nga një heshtje e plotë në të gjitha gjuhët e botës.

Teatri është vijë ndarëse edhe për ata ndërkombëtarë që për fat të keq janë shndërruar në avokatë të qeverisë dhe ku disa prej tyre preferojnë të dëgjojnë italishten e qeverisë, ndërkohë që edhe në opozitë italishtja është shumë e mirë, por është italishtja e ligjit, e antikorrupsionit që mbron pronën publike dhe që kërkon që Shqipëria të shkojë në BE.

Sot dhe për këta avokatër ka ardhur dita që të zgjedhin përfundimisht dhe prerë, janë pro vendosjes së ligjit dhe shtetit të së drejtës apo në një krah me babëzinë e grykësinë e qeverisë.

Janë me të drejtën e qytetarëve që protestojnë dhe mbrojnë nëmënyrë pa asnjë interes pronën publike apo  jo. Janë për tendera fiktivë artificialë që janë thjesht dhe alibi për psatrimin e qindra milionave euro  apo për procedura transparente për një vend që aspiron në BE."

Vasili kishte dhe një pyetje për Sorecën: A do të ishte dakord nëse në Itali do të tërhiqej zvarrë Marcelo Mastroianni?

Petrit Vasili: A janë këta ndërkombëtarë që do të ishin dakord që të shikonin të tërhiqej zvarrë Marcelo Mastroianni, Roberto Benjini, Sofia Loren apo aktorë të tyre? Sigurisht që nuk do të ishin dhe nuk mund të mos ishin dakord në vendin e tyre, por janë dakord kur korifejtë e teatrit shqiptar tërhiqen zvarrë, izolohen pa bukë e pa ujë  nga një pushtues i paligjshëm  i dhunshëm dhe i egër si pushteti në Shqipëri. Ne jemi krenarë dhe do ta bëjmë deri në fund dhe nuk do të pajtohemi me asnjë avokat.

 

/Ora News.tv/