Vasili: Shqipëria votoi kundër aleatit strategjik në OKB

Vasili: Shqipëria votoi kundër aleatit strategjik në OKB

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili shprehet kundër vendimit të Shqipërisë për të votuar kundër SHBA-ve në OKB për sa i përket njohjes së Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit. Vendimin, Vasili e konsideron si provë që qeveria e konsideron Shqipërinë si pronë të saj.

Vasili: Vota e sotme ne OKB ishte prove e qarte e nje qeverie, qe e konsideron Shqiperine prone te sajen.

Kur eshte fjala per nje propozim qe ben Amerika aleati me i cmuar dhe i pazevendesueshem i Shqiperise kurre vendimi s'mund te jete prone vetem e qeverive shqiptare cilado qofshin, pasi ky vendim eshte prone e Shqiperise dhe shqiptareve kudo qe ata ndodhen dhe duhej konsultuar gjeresisht me ta dhe me SHBA-ne vete.

Shume shtete ne bote ishin dhe jane kunder, por fale Amerikes kemi sot realizimin e nje sfide madhore dhe te paimagjinueshme kurre me pare: një Kosove te pavarur.

EMISIONET