Vasili: Shëndetësia e Ramës, pacienti i fundit, koncesionet e kioskat të parat

Vasili: Shëndetësia e Ramës, pacienti i fundit, koncesionet e

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili duke e konsideruar zaptim të shëndetësisë nga Rilindja rreth 5 vite më parë, akuzon qeverinë se nuk merret me të sëmurët, por vetëm me kioskat pranë spitaleve dhe me koncesionin e radhës.

Reagimi i plotë i Vasilit: 

Kur rilindja zaptoi shendetesinë ne 2013 e filloi me kioskat, e vazhdoi me pirjen e duhanit dhe e mbylli me koncesionet.

Tani filloi po i njejti avaz i turpshem....filloi prap me kioska, po vazhdon me pirjen e duhanit (jo me pirjen e hashashit se ate e lejon kryeministri) dhe pritet koncesioni (hajdutlleku) i radhes.

Po i semuri ku eshte, po profilaksia? Cfare shendetesie eshte kjo? Ku ekziston kjo shendetesi anti-humane, qe nuk ka pacientin te parin?

Eshte per cdo kioske e koncesion kjo shendetesia e rilindjes, vetem per te semurin jo, ai eshte i fundit.

Ky eshte krim.

Per shendetesine kryeministri eshte bere si Shvejku qe thoshte "Ç'me duhet mua se çfare them une"

EMISIONET