"Sa më shumë bllokohet femra në këtë shoqëri maskiliste, më të prapambetur mbetemi"

"Sa më shumë bllokohet femra në këtë shoqëri

Shfaqja teatrore "Kreditorët", një vepër nga August Strindberg interpretohet në skenë për publikun që prej muajit dhjetor nga aktoret Helidon Fino, Luli Hoxha, Laert Vasili dhe Tringa Shala. Kjo është një nga kryeveprat e autorit të madh skandinav që vjen për të hedhur dritë mbi marrëdhëniet bashkëshortore.

Të ftuar në "Late Night Show" në Ora News, Helidon Fino, Luli Hoxha dhe Laert Vasili folën për mënyrën si e priti publiku këtë thriller erotik. Aktori Laert Vasili preku fuqinë e femrës që transmetohet nëpërmjet veprave të tilla dhe ndihmon vajzat në përditshmërinë e tyre.

Laert Vasili: E pamë dhe përgjatë dhjetorit që rikthyem shfaqjen dhe tani që e rikthyem në janar, sidomos femrat që vijnë e shohin shfaqjen, vërtetë u shërben për të vazhduar përditshmërinë e tyre dhe për të ndryshuar apo ndoshta për të marrë një lloj emancipimi përsa i përket fuqisë dhe forcës që ka femra në këtë rruzull tokësor. Është ajo që përcjell jetën. 

Ne meshkujt, jetën tonë e kemi të lidhur me një nënë, motër dhe bashkëshorte. Pa këto tre elementë, mashkulli nuk ekziston. Meqë jetojmë në këtë rajon të Ballkanit me një mbetje që kemi nga nje sundim prej 500 vjetësh, në mentalitetin tonë, ne meshkujt duhet të kuptojmë që në këtë shoqëri maskiliste të dhunshme, sa më tepër të bllokojmë femër, aq më të prapambetur mbetemi. Sa më tepër të lartësojmë këtë simbol të përcjelljes së njerëzimit që është femra, aq më mirë jemi ne si shoqëri.   

EMISIONET