Vasili: Rama të bëhet zëdhënës shtypi se kryeministër nuk e bën dot

Vasili: Rama të bëhet zëdhënës shtypi se

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili thotë se kryeministri nuk është në krye të detyrës për të menaxhuar situatën e përmbytjeve në Shkodër,

Reagimi i plotë i Vasilit: Permbytjet vazhdojne dhe kryeministri nuk eshte ne krye te situates, por ne bisht te saj.

Kjo eshte perdhosja me e padegjuar e pergjegjesise publike dhe politike,qe asnje kryeminister ne pluralizem, por as ne monizem nuk ka guxuar ta beje.

Kryeministri eshte shnderruar ne nje zedhenes zyre shtypi qe poston foto ne FB.

Populli mban mend qe edhe drejtuesit me te larte te monizmit ishin krye te puneve kur binin termete,kur kish rreshje te shumta dhe ne cdo rast fatkeqesie natyrore.

Edhe te gjithe kryeministrat e pluralizmit te majte e te djathte kane qene ne krye te puneve.

Ky kryeminister le te beje zedhenesin e zyres se shtypit se kryeminister as nuk di,as nuk do,as nuk e ben dot bile tani ka edhe frike ta beje.

EMISIONET