Vasili: Rama në Elbasan me ushtri policore, KLSH të kontrollojë shpenzimet

Vasili: Rama në Elbasan me ushtri policore, KLSH të kontrollojë

Petrit Vasili, në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, akuzoi kryeministrin Edi Rama se në Shkodër dhe  Elbasan kishte aktivizuar policinë me armatim të rëndë luftarak kundër qytetarëve.  

Vasili i kërkoi KLSH-së të verifikojë shpenzimet e Kryeministrit, kryesisht për fluturimet me helikopter, ndërsa tha se ai është braktisur nga qytetarët.

Petrit Vasili: Një kryeministër i popullit duhet të shoqërohet nga populli kur hyn nëpër qytete dhe jo nga karvani i policisë, i armatosur me kallashnikovë. Jam sot këtu, tju bëj shumë të qartë, prerë dhe pa asnjë lëshim, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Komandantit të Gardës, atyre që drejtojnë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt, së fundi, sepse i tillë është, në fund e meriton, Ministrit të Brendshëm, që po monitorojmë çdo sekondë e çdo çast shpërdorimin e qindra milion lekëve që bëhen për të shoqëruar këtë karvan pushtuesish. 

Qindra milion lekë të qytetarëve paguajnë karvanin që kryeministri i marrë të mund frikërat e tij, që ti jap kurajo vetes së tij për një pushtet që ka marrë fund. I bëj thirrje këtu Kontrollit të Lartë të Shtetit të monitorojë dhe kontrollojë batërdinë e financimeve dhe shpenzimeve pa fund, që shoqërojnë karvanët e pushtuesit lart e poshtë nëpër Shqipëri. Shqiptarët nuk kanë taksirat të paguajnë qindra milionë lekë sepse ky do të shkojë sikur bën takime me ushtri policësh, me dhunë me pranga, të një populli i cili e ka refuzuar përfundimisht dhe nuk do të dijë më për këtë kryeministër, i cili është armik i tij.




EMISIONET