Vasili: Qeveria në shërbim të oligarkëve, synon të largojë shqiptarët nga atdheu

Vasili: Qeveria në shërbim të oligarkëve, synon të

Petrit Vasili ka akuzuar qeverinë se po synon që të asgjësojë biznesin e vogël për llogari të oligarkëve.

Kreu i grupit parlamentar të LSI, nënvizoi se me vendosjen e TVSH-së, qeveria po përzen shqiptarët nga atdheu i tyre.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili u shpreh se qeveria është në shërbim të oligarkëve dhe se mbyllja e biznesit të vogël shërben që të përfitojnë ata.

Deklarata e plotë:

Qeveria asgjëson bisnesin e vogel për llogari të oligarkëve dhe për ti përzënë shqiptarët nga atdheu.

Qeverisë ia tha shumë qartë FMN, që nuk duhet ta aplikojë TVSH-në për biznesin e vogël.

Por qeveria e përbuz edhe FMN-ja pasi është kokë e këmbe ne shërbim të oligarkëve.

Është e qartë si dita e diellit se falimentimi dhe mbyllja masive e biznesit të vogël bëhet që të fitojnë oligarkët dhe supermarketet e tyre.

Qeveria e vë TVSH-në për biznesin e vogël edhe që të justifikojë konçesionin e përpunimit të të dhënave ku do të grabisë miliona euro të tjera nga xhepat e njerëzve të thjeshtë.

Qeveria duke falimentuar mijëra biznese e duke i lënë në mes të katër rrugëve jetëson strategjinë e zbrazjes se vendit nga shqiptarët pasi këta mijëra njerëz pa punë e pa bukë u mbetet vetëm emigracioni si mundësi për të mbijetuar.

Qeveria antishqiptare kërkon një Shqipëri pa shqiptarë që të vjedhë e qetë dhe askush të mund ta kundërshtojë.

Sot mbyllja e qepenave të biznesit të vogël është shuarja e ëndrrës së qeverisë për ti larguar shqiptarët, pasi shqiptarët e fëmijët e tyre do të jetojnë këtu, kurse qeveria antipopull do të ikë nga sytë kembët.

EMISIONET