Vasili: Prokuroria të zbulojë "peshkaqenët" e 613 kg kokainë dhe sabotuesit

Vasili: Prokuroria të zbulojë "peshkaqenët" e 613 kg

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i kërkon prokurorisë të zbardhë pse qeveria mbrojti "peshkaqenët e mëdhenj" sipas tij të sasisë rekord të kokainës të kapur ndonjëherë në vendin tonë prej 613 kg. 

Vasili pyet pse prokuror nuk arreston sabotuesit e zbulimit të "peshkaqenëve të mëdhenj" të rrjetit kriminal dhe se kush e lejoi largimin jashtë vendit të pronarit të kompanis Arbi Garden.

Reagimi i plotë i Vasilit: 

Prokuroria te zbardhe se pse qeveria mbrojti peshkaqenet e medhenj te 613 kg kokaines ne kembim te disa cironkave.

Pse nuk heton prokuroria se per ç'qellim kryeministri beri deklarata krejt te kunderta ne raport me ministrin e Brendshëm per bashkepunimin me partneret nderkombetare.

Pse prokuroria nuk flet dhe nuk arreston sabotuesit e zbulimit te peshkaqeneve te medhenj te rrjetit kriminal te 613 kg kokaine apo 180 milion euro dhe devijimit te vemendjes drejt cironkave,qe e lene rrjetin kriminal te paprekur dhe i hedhin hi syve opinionit publik.

Pse nuk heton kush e lejoi kete Arber Çeken te ikte nga Shqiperia kur kish dyshime,precedente etj etj...

Pse nuk heton prokuroria se pse qeveria ne momentin e zbulimit te droges nuk kërkoi praninë e shërbimeve partnere ndërkombëtare per vazhdimin e operacionit me qellimin e vetem zbulimin e rrjetit kriminal dhe peshkaqenëve te vërtetë dhe jo cironkave te lëna enkas.

Zbardhja e këtyre çështjeve eshte vija ndarese mes nje prokurorie qe lufton pa kompromis drogen,qe godet peshkaqenet dhe jo cironkat dhe asaj prokurorie qe behet bisht i qeverise qe mbron trafikun e droges dhe peshkaqenet drejtues te saj.

EMISIONET