Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar për procesin zgjedhor të 30 qershorit.

Në një postim në facebook, Vasili thotë se "populli foli qartë e fort, askush mbi dhe nuk vendos dot më kurrë monizmin në Shqipëri!!"

Vasili nënvizon se shqiptarët nuk e shkëmbejnë me asgjë pluralizmin e fituar me gjak e sakrifica.

"Shqiptarët europiane bojkotuan në mënyre plebishitare armikun e lirive,vulgaritetin e banalitetin e sankylotit Edi Rama" përfundon Vasili.

/Ora News.tv/