Vasili për Ora News: Rama duhet marrë në ndjekje penale

Vasili për Ora News: Rama duhet marrë në ndjekje penale

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili i ftuar në studion e lajmeve të Ora News tha se kryeministri Rama duhet të ndiqet penalisht për atë që tha dje. Vasili u shpreh se deklaratat e djeshme të kryeministrit në lidhje me verifikimin e audio përgjimit tregon se Rama dhe Prokuroria janë një.

Petrit Vasili: Kush është ky kryeministër? Çfarë verifikon ky? Dihet që audio përgjimi është sekuestruar nga prokuroria dhe bile janë thirrur edhe deputetët që e kanë bërë publike. Këtë material e ka sekuestruar vetëm prokuroria, si e paska edhe kryeministri?! Prokuroria dhe kryeministri qënkan një që i lejokërka këtij kryeministri të bëjë verifikime, të japë edhe përgjigje të mbyllë dhe proceset. Këtu është shqetësimi më madhor që praktikisht ekzekutivi i kryeministrit me ngjyrime shumë të errëta imponon dhe udhëheq punën e prokurorisë, e cila është tashmë i paralizuar, ecën me ritmin e kryeministrit. Çuditërisht një prokurori që në disa momente bëhet shumë e rrufeshme, atje ku merr porosinë nga kryeministri. Për çështje kaq të mëdha është e mefshtë, nuk di të flasë. 

Ky është testi i kapjes së prokurorisë. Nëse prokuroria është vërtet e kapur mund të vazhdojë të rrijë, ndonëse nuk duhet të rrinte. Unë po prisja nga casti në cast të kishte një deklaratë të Prokurorisë për fillimin e hetimeve kryesisht intesive, duke filluar për çështje konkrete, por edhe për deklarimet e djeshme të kryeministrit i cili duhet marrë në ndjekje penale pasi ka marrë përsipër tu thotë shqiptarëve çdo gjë është e pavërtetë dhe i ka bërë ky verifikimet. Pra praktikisht kemi një uzurpim të rolit të prokurorit. Këto janë momente tronditëse për vendin. 

Vasili tha se dëshmia e publikuar sot ishte shumë tronditëse, por jo surprizë për dekalratat që u dhanë nga Albert Veliu.

Petrit Vasili: Kjo ishte një dëshmi tronditëse, por ju e dini që nuk është një surprizë të dëgjojmë që shefat e policisë janë të implikuar. Ju e dini që një pjesë e kokave të drejtimit të policisë janë në arrati. U krijua mundësia që të largoheshin. Janë ata që kanë lejuar, mbështetur, sponsorizuar dhe përfituar miliona nga ky trafik dhe janë fajtorët kryesore në shtetin shqiptar që kryeministri i vendit i cili ka përdorur rrjetin kriminal të policisë për të inkurajuar trafiqet janë përgjegjësit kryesore për molepsjen me trafiqet e krimit të organizuar deri në qelizë.

EMISIONET