Vasili: Kryeministri i vogël sa një portal dhe bajat si një tepsi

Vasili: Kryeministri i vogël sa një portal dhe bajat si një tepsi

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili thotë se i gjithë mendimi i kryeministrit ka përfunduar tek një portal që mbledh ca ankesa.

Vasili: E gjithe qeverisja dhe i gjithe mendimi i kryeministrit ka shterpuar ne fjale per nje portal qe mbledh ca ankesa. Kryeministri eshte tkurrur dhe eshte bere i vockel sa nje portal.

Kryeministri e hengri tepsine te gjithe dhe tani po i ha edhe llamarinen tepsise. Fjalori i tij prej teneqeje eshte bajat si tepsia.

Ky kryeminister goje tepsi e tru portal flet edhe per drejtesine, qe do haje njerez dhe vetingun, qe do prese kokat dhe ne fund fare ne kete bote do te jetoje vetem ky i ndershmi,i pakorruptuari, ky i pa droguari, ky qe nuk blen vota, ky qe nuk e ka gojen hale',ky qe nuk genjen per NATO-n, ky qe nuk pastron parate e droges dhe te krimit,ky qe nuk genjen per shendetesi gratis, perfundimisht ky qe nuk e ka faqen e zeze por jeshile si gjethet e kanabisit.

EMISIONET