Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në njëp reagim në rrjetet sociale, thotë se kryeministri Edi Rama ka në mendje vetëm 'shtet-tepsinë'. 

Reagimi i Petrit Vasilit në Facebook:

Kryeministri i degraduar antishtet njeh vetëm MIKUN, jo ligjet.

Kryeministri antishtet, i kapur dhe i kriminalizuar, e urren që të ndërtojë shtet që funksionon me ligje dhe rregulla.

Kryeministri i falimentuar i Rilindjes ka vetëm një gjë ne tru: "SHTETIN E MIKUT".

Këtë antishtet e urrejnë shqiptarët.

Qytetarët nuk duan të fusin mik as shtetin e falimentuar e të korruptuar të kryeministrit dhe as gjithfarë sekserësh të pacipë.

Qytetarët duan thjesht standarde e ligje dhe zgjidhjen e problemeve ne baze te tyre pa nevojën e askujt.

Kryeministri i degraduar ka ne mendje vetëm shtet-tepsinë private te tij, ku ai dhe ministrat e tij për sevap ju zgjidhin ndonjë hall njerëzve, ne një kohë që ua kanë për detyrim te madh.

Ja lexojeni kryeministrin e lajthitur se ç'thotë:

‘Të marrësh 3 minuta, në vend se të kërkosh mik, në vend se të japësh lekë apo zgjidhja të vjen në rrugë të vjetra, ti e zgjidh vetë problemin tënd duke futur mik qeverinë e Republikës së Shqipërisë, ministren e qeverisë për sektorin.’

/Ora News.tv/