Bojkoti që anëtarët socialist i bënë mbledhjes së KQZ ku do të shqyrtohej kërkesa e partive opozitare për nisjen e procedurave për zgjedhjet e 13 tetorit, për nënkretarin e LSI, Petrit Vasili është puç kushtetues.

Në një deklaratë për mediat, Vasili theksoi se zgjedhjet e lira më 13 tetor janë çelësi i zgjidhjes së krizës shumëdimensionale.

Vasili: Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme që është kyçi i zgjidhjes nuk do të ketë integrim europian, por do të ketë izolim dhe koordinimme eurpopën duke u kthyer në kohët e errëta të viteve '90. Nuk do të ketë shtet ligjor. Ashtu sikurse ishte rrënuar dhe nuk do të ringrihet më. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk do të ketë reformë në drejtësi, por do të ketë vetëm një paçavure të kapur si kjo që shikoni sot.

Vasili nënvizoi se opozita nuk do të ketë hap pas për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor.

Vasili: Opozita i njeh opozitë shumë të mëdha që 85% e shqiptarëve i vunë asaj. Ata i ngarkuan përgjegjësinë e madhe që t'i çojnë në zgjedhje për të shprehur vullnetin e tyre.

2 ditë më parë, LSi dhe parti të tjera aleate të PD dorëzuan në KQZ kërkesën për nisjen e procesit zgjedhor më 13 tetor , Kërkesë që nuk u shqyrtua për shkak të mungesës së anëtarëve socialist.

/Ora News.tv/