Vasili ironizon Sattler: Shqipëria jeton akoma nën një kryeministër të 1913

Vasili ironizon Sattler: Shqipëria jeton akoma nën një

Ditën e sotme ambasadori austriak në Shqipëri, Johann Sattler i ktheu përgjigje letrës së kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi për ngritjen e një komisioni administrativ ndërkombëtar për të qeverisur bashkitë shqiptare.

Ai tha se Shqipëria duhet ti zgjidhë vetë problemet politike pasi është një vend që aspiron të hapë negociatat për në BE.

Lidhur me këtë deklaratë të Sattler, në mënyrë ironike ka reaguar edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Sipas tij Shqipëria po jeton me një kryeministër si në 1913, kjo sepse edhe disa ambasadorë që sot flasim për integrimin europian kanë bërë vetem pushime në Shqipëri.

Postimi i Vasilit: 

Shqiperia jeton akoma(edhe per shume pak kohe) nen nje kryeminister te 1913 edhe sepse disa ambasadore kane bere vetem e vetem pushime ne Shqiperi,mos e dhente zoti te sponsorizuar nga vete kryeministri qe ben votime moniste qe s'gjenden më as ne Afriken e zeze.

Keto votime per faqe te zeze ku kryeministri vjedh edhe veten e behet gazi i botes disa....nuk i shohin.

Dhe pastaj na thone didaskalirat e integrimit europian...

Integrim europian me monizem ua ua ua.

EMISIONET