Vasili: 40% e shqiptarëve në varfëri të thellë, qeverisë i dhimbsen oligarkët

Vasili: 40% e shqiptarëve në varfëri të thellë,

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili shkruan se 40% e shqiptarëve janë në varfëri të rëndë, ndërsa qeveria sipas tij, është e dhembshur ndaj oligarkëve.

Reagimi i plotë i Vasilit: 

40% te shqiptareve në varfëri të rënde,qeveria barkplotë qesh me popullin barkbosh.

Asgje tjetër më qartë se varfëria nuk tregon se çfarë ka bërë një qeveri për njerëzit.

Varfëria në Shqipëri është ulur këmbëkryq në 40% te popullsisë.

Qeveria është nën akuzë nga varferia dhe nga qytetarët të cilet e vuajnë në mënyrë të tmerrshme atë.

Shifrat që Banka Botërore jep për varfërinë do të kishin detyruar çdo qeveri të largohej për shkak të fajit social shumë të madh që rendonte mbi të.

Qeveria e dhembshur ndaj oligarkëve, që ju përgjysmon atyre tatimin mbi fitimin nga 15% në 8%, për të varfrit është e egër, e shurdhër dhe e pandjeshme.

Faktet janë këto:

"Në Shqipëri 1,1 për qind të popullsisë jeton me më pak se 1,90 dollarë në ditë. Sipas Bankës Botërore 31,3 për qind e popullsisë në Shqipëri jeton me më pak se 5,5 dollarë në ditë. Më shumë se jetojnë në varfëri ekstreme, kjo pjesë e popullsisë lufton të përmbushë kërkesat bazë të jetës si banesa, shëndeti, edukimi dhe aksesi në ujë dhe kanalizime. 7,7 për qind e popullsisë jeton me 3,10 dollarë në ditë.

Përveç urisë dhe mungesës së ushqimit të mjaftueshëm, varfëria është edhe akses i limituar nën edukim dhe shërbime të tjera bazë, është diskriminim social dhe mungesë pjesëmarrjeje në vendimmarrje".

Ndaj koha për të reaguar është sot sepse qeveria barkplote nuk do te dije asfare per popullin barkbosh.

EMISIONET