Vetem 10 kilometra nga Elbasani ndodhet fshati Camurr, ku jetojnë vetëm 15 familje. Varfëria dhe fenomeni i rrëshqitjes së tokave i ka detyruar pjesën më të madhe që të largohen për një jetë më të mirë në zona të tjera. Në kodrën që rrëshqet kanë mbetur familjet më të pamundura.

Në këtë fshat jetojnë vetëm 15 familje. Pjesa tjetër janë larguar drejt zonave të tjera në kërkim të nje jetë më të mirë për shkak të varfërisë dhe rrëshqitjes së tokave, fenomen shumë i përhapur në këtë zonë.

Jemi në fshatin Camurr të Elbasanit, vetëm 10 kilometra nga qendra e qytetit e cila shihet me sy të lirë nga kjo zonë.

Mes rrezikut të kodrës që rrëshqet dhe varfërisë, aty jeton familja e Xhemal Samurrit.

Xhemal Samurri: Tre veta, burrë dhe grua dhe çuni.

Për vite me radhë ai ka punuar në Metalurgjik, por sot endet në kërkim  të një pune që mund ti sigurojë bukë në fund të ditës, pasi siç thotë, ndihma ekonomike prej 4 mijë lekësh nuk i blen dot as thesin e miellit pasi paguan energjinë elektrike.

 Xhemal Samurri: 4300, paguaj dritat dhe ujin.

Pamundësia ekonomike i detyron të jetojnë në këtë këtë shtëpi që vetem emrin ka të tillë, por jo pamjen.

Ai thotë se varfëria u ka lidhur duart për të ndryshuar gjendjen.

Xhemal Samurri: Ka pasur dhe rrëshqitje të tokës këtu, muri është bërë tani por i thatë, nuk kam pasur kushte ta bëj me llaç apo beton.

Ndaj shpresa kryesore e kësaj familje është bashkia Elbasan ku ata mbeten në listën e pritjes si të pastrehë.

/Ora News.tv/