Vandalët përdhosën një vend përkujtimor të luftës, duke derdhur sasi të mëdha sapuni në një ujëvarë, ku pranë saj ndodhet edhe monumenti.

Vendosja e shiritave të mëdhenj me ngjyrë të kuqe u bë pranë lumit Ramsgate, Kent në Britani në kuadër të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore këtë fundjavë.

Por një grup huliganësh hodhi detergjente në të gjithë përroin, duke dëmtuar memorialin.

Vandalët janë dënuar për 'sjelljen e tyre të pamend' dhe 'mungesën e plotë të respektit' për vdekjet gjatë luftës së qytetit.

/Ora News.tv/