Valverde "i trembet" Chelsea: Detajet do vendosin skuadrën çerekfinaliste

Valverde "i trembet" Chelsea: Detajet do vendosin skuadrën

Detajet do të jenë ato që do të vendosin skuadrën çerekfinaliste të Uefa Champions League, mes Barcelonës dhe Chelsea.

I këtij mendimi është trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde që gjatë konferencës së sotëm për media, tha se të dy skuadrat kanë lojtarë të mëdhenj dhe beson se detajet në fushë do të vendosin fituesin.

Ne do të shikojmë lojën tonë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm në detaje të vogla, të cilat mund të jenë vendimtare, sepse niveli i lojtarëve është shumë i madh”, tha Valverde.

Barcelona do të pres Chelsea-n në "Camp Nou", ku vetëm njëra nga këto dy skuadra do të kalojë në çerekfinale të Champions League. Takimi i parë mes tyre ka përfunduar në barazim 1-1.

EMISIONET