Sinjali i parë i valëve gravitacionale i kapur në shtator 2015 mund të mos jetë krijuar nga përplasja e dy vrimave të zeza, por nga objekte shumë më interesante, tunelet e hapësirë-kohës, ose të ashtuquajturat Uormholl, njësoj si ato që përshkruhen nga protagonistët e filmit “Interstellar”.

Kjo hipotezë është publikuar në revistën shkencore “Physical Review D” dhe është përpunuar nga një grup astrofizikanësh për të shpjeguar disa anomali që bien në kontrast me ligjet e fizikës kuantike që dominojnë botën pafundësisht të vogël.

Sipas studiuesve të universitetit belg të Lëvenit, të koordinuar nga Pablo Bueno dhe Pablo Cano, problemi qëndron tek prania e një kufiri tek vrimat e zeza, horizonti i ngjarjeve, përtej të cilit këto “monstra kozmike” falë gravitetit të jashtëzakonshëm gëlltisin çdo gjë që është pranë tyre, madje edhe dritën. Një aspekt që bie në kundërshtim me ligjet e kuantikës mekanike, që parashikon se informacioni nuk mund të humbitet as të thithet nga një vrimë e zezë.

Autorët e këtij kërkimi kanë zëvendësuar vrimat e zeza me dy uormholl, që nuk kanë një horizont të ngjarjeve, duke përpunuar një model teorik për të shpjeguar se çfarë aspekti do të kishte sinjali i prodhuar nga kotë objekte.

“Kjo është një hipotezë që po analizohet me vëmendje. Nëse valët gravitacionale janë gjeneruar nga dy uormholl”, shpjegon Paolo Pani i universitetit “Sapienza” në Romë dhe i Institutit Kombëtar të Fizikës Bërthamore (INFN).

Një uormholl është një lloji tuneli hapësirë-kohë, që ngjson me ato të hapur në një mollë nga një krimb, që më pas lidh dy zona të universit nëpërmjet një rruge të shkurtër. Të parashikuara nga Teoria e Relativitetit, por që nuk janë parë asnjëherë.

Për Panin, “është ende një objekt hipotetik, por nëse do të konfirmohej, do të ishte një zbulim epokal, një urë drejt një fizike të re”./ATA/

/Ora News.tv/