Mashtrimi me TVSH, ja kush janë 14 të arrestuarit që shkaktuan 4 mln euro dëm/ EMRAT
Policia e Shtetit ka zbardhur emrat e biznesmenëve dhe personave të arrestuar në aksionin e zhvilluar mbrëmjen e të mërkurës kundër skemave mashtruese me TVSH-në në kuadër të masave kundër informalitetit në vend.
Të arrestuar Besnik Pelivani, biznesmen ndërtimi, Astrit Lala, pronar i një kompanie të policisë private dhe shtetasit Shpresa Joanidhi, Fatmir Firi, Haxhi Sala, Ilia Dimo dhe Shkëlqim Prodani.
Në pranga kanë rënë gjithashtu edhe shtetasit Ardian Bejko, Mhill Ndreca, P. B., Vangjush Mbirce, Rabi Kurti, Riza Roshi, Rrapo Baduni.
Sipas të dhënave të deritanishme mësohet se 14 të arrestuarit dhe dy personat që po ndiqen penalisht në gjendje të lirë, Përparim Hasani dhe Albert Ahmeti akuzohen për pjesëmarrje në skema mashtruese me një dëm prej 4 milionë eurosh.
Një numër personash janë shpallur në kërkim pasi në skemën e mashtrimit me TVSH-në janë përfshirë rreth 30 kompani.
Skema e përfitimit funksiononte me falsifikimin e dokumenteve dhe lëshimin e faturave fiktive me anë të të cilave kompanitë kanë shmangur detyrimet dhe kanë tërhequr rimbursim të TVSH-së nga tatimet pa e pasur këtë të drejtë.
Disa prej kompanive të përfshira në këtë aktivitet janë pa aktivitet dhe pa adresë dhe mendohet se janë krijuar pikërisht për realizimin e vjedhjes. Hetimet kanë nisur pas kallëzimit të sektorit të hetimit tatimor në prokurorinë e Tiranës bazuar në analizat financiare të zhvilluara në kuadër të aksionit kundër informalitetit.
Të arrestuarit
1- Besnik Pelivani,
2- Astrit Lala,
3- Shpresa Joanidhi,
4- Fatmir Firi
5- Haxhi Sala,
6- Ilia Dimo,
7- Ardian Bejko,
8- Mhill Ndreca
9- P. B,
10- Vangjush Mbirce,
11- Rabi Kurti,
12- Riza Roshi
13- Rrapo Baduni
14- Shkëlqim Prodani
Në hetim
1- Përparim Hasani
2- Albert Ahmeti
Foto Ilustruese
