Instagram po punon që të largojë të gjitha fotografitë, të cilat promovojnë teoritë konspirative të vaksinimit. Rrjeti social ka qëllim të ndalojë keqinformimin rreth kësaj cështje me ndikim në të gjithë botën.

Kompania ka nisur të bllokojë hashtaget për vaksinat si:  #vaccinescauseautism (vaksina shkakton autizëm), #vaccinescauseaids (vaksina shkakton SIDA) dhe #vaccinesarepoison (vaksinat janë helm).

Kur bllokohet një hashtag, nëse një përdorues përpiqet ta kërkojë apo klikojë si term nuk do dalë asnjë rezultat. Instagram po punon edhe për fotografitë pasi CNN zbuloi se hashtaget e tipit: #VaccinesKill po përdoreshin për përhapjen e keqinformimit, pavarësisht njoftimit të kompanisë se nuk do të lejonte hashtage si #vaccinescauseAIDS, e cila përkthehet "vaksinat shkaktojnë SIDA".

/Ora News.tv/