Vaksina e kancerit që shëron 97% të tumoreve do të jetë në dispozicion për 1 vit

Vaksina e kancerit që shëron 97% të tumoreve do të jetë

Një vaksinë e kancerit që shëron 97% të tumoreve në minj do të testohet tek njerëzit me limfomë këtë vit.

Pacientët që marrin vaksinën, e cila përmban 2 ilaçe të provura për sigurinë e tyre, nuk do ti nënshtrohen kimioterapisë dhe nuk do të kenë efekte anësore.

Nëse aprovohet studiuesit thonë se do të duhet të paktën 1 vit që të jetë i disponueshëm, raporton Daily Mail.

Në vend që të krijojë imunitet të qëndrueshëm, vaksina punon duke aktivizuar sistemin imunitar për të sulmuar tumoret. 

Kjo pritet të jetë efektive në limfomë e cila ndikon tek disa qeliza të bardha të gjakut dhe në përgjithësi i përgjigjet trajtimit. Rreth 1.7 milionë njerëz në vit diagnostikohen me kancer çdo vit në SHBA.

"Ne kemi një problem të madh në kancer dhe kurrë nuk do të jemi të kënaqur derisa të gjejmë zgjidhje për të gjithë,"-tha autori i studimit Ronald Levy, nga Universiteti i Stanfordit.

EMISIONET