Millie Wallis 5-vjeç është dërguar më urgjencë në spital pasi kishte dhimbje të forta barku por ajo që zbuluan mjekët i la më gojë hapur. Millie kishte nja masë të madhe flokësh në stomakun e saj dhe vuante nga një çrregullim i rrallë i quajtur ‘Sindroma Rapunzel’. Vajza shkulte flokët e saj të cilat më pas i gëlltiste derisa ato kanë bllokuar funksionet e stomakut duke i shkaktuar vajzës dhimbje shumë të forta saqë kishte vështirësi edhe në frymëmarrje. ‘Që në moshën 3-vjeçare Millie shkulte flokët dhe i fuste në gojë, por nuk i kushtova shumë rëndësi pasi e mora si një ves siç kanë fëmijët që hanë thonjtë apo fusin gishtin në gojë. Shpesh herë e këshilloja të mos e bënte por kurrë nuk e mendoja që vajza do përfundonte deri në këtë pikë’ shprehet mamaja e Millie-t, e cila tashmë pas ndërhyrjes kirurgjikale ndodhet në kushte të mira shëndetësore.

/Ora News.tv/