Vajza me aftësi të kufizuara i befason të gjithë me zërin mahnitës

Vajza me aftësi të kufizuara i befason të gjithë me

Alfina Fresta është me aftësi të kufizuara por i ka befasur të gjithë me zërin e saj mahnitës.

Këngëtarja doli në kishën e Sant'Agata në Catania dhe performoi opera me zërin e fuqishëm.

Video e saj është bërë virale dhe ka grumbulluar miliona shikime. Alfina ka fituar edhe mijëra tifozë në mbarë botën. 

29-vjeçarja shihet e veshur me të bardha dhe ndihmohet nga një grua, që qëndron prapa saj duke e mbajtur në këmbë si edhe i mban mikrofonin.

Alfina ka tetraparezë spastike dystonike, një formë e paralizës cerebrale e cila ndikon në të katër gjymtyrët e saj.

Ajo performoi me Shoqatën e Kulturës Neon, e cila ndihmon njerëzit me aftësi të kufizuara të marrin pjesë në aktivitete artistike si teatri dhe opera krahas atyre që nuk kanë aftësi të kufizuara.

EMISIONET