Vajza lesbike e Jackie Chan: Jam e pastrehë nga prindërit homofobikë

Vajza lesbike e Jackie Chan: Jam e pastrehë nga prindërit

Vajza e Jackie Chan, Etta Ng, ka përdorur kanalin Youtube për të folur rreth faktit që është e pastrehë.

 18-vjeçarja është vajza e superstarit të Hong Kong, Jackie Chan. Nëna e saj është ish-mbretëresha e bukurisë në Hong Kong, Elaine Ng, 45 vjeçe, e cila pranoi lidhjen me Chanin dhe lindi Ng në vitin 1999.

Pas saj, në vitin 1982 Chan, 64 vjeç u martua me aktoren e Tajvanit, Joan Lin, 64 vjeç.

Në një video të publikuar në YouTube më 24 prill, Ng i drejtohet shikuesve së bashku me të dashurën e saj, Andi Autumn.

"Ckemi, unë jam vajza e Jackie Chan dhe kjo është e dashura ime Andi. Ne kemi qenë të pastrehë për një muaj për shkak të prindërve homofobikë. Pjesën më të madhe të kohës e kemi kaluar duke fjetur nën urë. I kam kërkuar të gjithë miqve të mi për ndihmë dhe i kam kërkuar të gjithë familjes time për ndihmë dhe të gjithë na mbajnë vetëm nëse ne ndahemi", tha ajo.

Më pas ka shtuar se nuk ka jetuar asnjëherë me babain e saj pasi është fëmijë që ka lindur nga një marrëdhënie jashtëmartesore.

EMISIONET