Vajza e legjendës së Real Madridit dhe Barcelonës Luis Figo është bërë shumë shpejt pjesë e një skandali.

Daniela Figo është bërë pjesë disa filmimeve eksplicite që u shfaqën në internet, ndërsa ajo kryente marrëdhënie seksuale.

Megjithatë shumë shpjet 18-vjeçarja ka thyer heshjen duke pretenduar se nuk është ajo vajza në video.

Me anë të një postimi në Instagram, Daniela u shpreh se kjo është vepër e dikujt që po pretendon të hiqet si ajo.

"Kohët e fundit ka patur imazhe dhe video të papërshtatshme që kanë qarkulluar në Instagram dhe WhatsApp të një vajze që pretendon se është unë. 

Unë vetëm dua të sigurohem që të gjithë ta kuptojnë se këto imazhe janë të rreme dhe se me të vërtetë nuk jam unë.  

Unë me të vërtetë nuk e kuptoj motivin prapa kësaj dhe është e trishtueshme të shohësh se si disa njerëz duan të krijojnë këto deklarata të rreme nëpërmjet imazheve dhe videove të dikujt që as ata as nuk e njohin."

Daniela, babai i së cilës mbetet një hero në Portugali, mori shumë përkrahje.

18-vjeçarja aktualisht tudion në Universitetin e Surrey në Angli. Në shtator, babai i saj krenar Luis, 45 vjeç, i cili gjithashtu luajti për Interin, ndau një pamje krenare të ditës së saj të parë në kampusin e Guildford-it, duke e titulluar: "Një kapitull i ri!"

/Ora News.tv/