Vajza dëshmitare e vrasjes së nënës

Një grua u vra këtë mëngjes në Cisterna di Latina, Itali. Vrasja ndodhi në një shtëpi në Via Palmarola, në rrethin San Valentino. 

Vajza  10-vjeçare ishte dëshmitare e vrasjes së nënës. Viktima ishte 35 vjeç. 

Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë forcat e policisë. Nga të dhënat e para, mësohet që vrasja ka ndodhur pas një debati të dhunshëm. 

Ulërimat janë dëgjuar dhe nga fqinjët. Gruaja është qëlluar mbrapa kokës , me një objekt që ende nuk është gjetur.

 Çifti ishte duke u ndarë  por ende jetonin së bashku.

EMISIONET