Cardi B hyri në histori me çmimin që rrëmbeu në Grammy, ku u vlerësua për “Albumin Rap më të mirë”. Por duket se ky nuk është çmimi i vetëm për reperen.

26-vjeçarja mori dhuratën më të çmuar kur shkoi në shtëpi. Vajza e saj 7 muajshme Kulture i thirri për herë të parë mama. Duket se kjo e ka emocionuar shumë Cardi B, e cila nuk mbante dot lotët.

Reperja mbante ende veshjen e Grammy në videon që postoi në Twitter ku vajza e saj e thërriste 'mama'.

"Një javë pasi tha Baba, Kulture po thotë mami. Gëzuar 7 mujorin e lindjes. Të duam shumë,"-shkroi Cardi.

Ajo u sigurua që të mbulonte fytyrën e vajzës me një emoji me sy me zemra.

Cardi B u vlerësua si reperja e parë në historinë e grammy që ka marrë çmimin e Albumit më të mirë.



/Ora News.tv/