Prodhimi vajit të ullirit në Shqipëri ka njohur një rritje të ndjeshme nga viti në vit.Gjatë 2017 sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë në vend u prodhua mbi 20 mijë ton, duke ndikuar edhe në rritjen e eksporteve. Shqipëria eksporton më shumë vaj ulliri në Kosovë dhe Maqedoni. Në ditën kombëtare të vajit të ullirit, prodhuesit shqiptarë shprehen se përdorimi i vajit të ullirit në vendin tonë mbetet i vogël.

Shqipëria ka rritur eksportin e vajit të ullirit gjatë vitit 2017 krahasuar kjo me vitet e fundit.Nga të dhënat e ministrisë së bujqësisë rezulton se prodhimi i vajit të ullirit në dy vitet e fundit ka pësuar një rritje me 10 mijë ton.

Por pavarësisht kësaj importi i vajit të ullirit vijon të mbizotërojë.Ne importojmë vaj kryesisht nga Greqia dhe Italia.

Rritja e prodhimit të vajit të ullirit ka ndikuar pozitivisht edhe në eksportet e këtij produkti.

Shqipëria e eksporton vajin e ullirit kryesisht në Kosovë dhe Maqedoni por nuk mbeten pas edhe vende si Kenia, Shtetet e Bashkuara apo Britania.

Në ditën kombëtare të vajit të ullirit, prodhuesit shprehen se kohët e fundit në Shqipëri ka pasur më shumë kërkesë për vajin e ullirit edhe pse mbetemi shumë prapa vendeve europiane për përdorimin e tij.

Vladimir Pasmaçiu: Kultura e ullinjve pavarësisht se kemi ullinj shekullorë, nuk është shumë e njohur por trendi është në rritje.

Por ata kërkojnë më shumë mbështetje nga shteti për të rritur prodhimin pasi vaji shqiptar i ullirit është mjaft i kërkuar në shumë vende.

Vesaf Musa: Ministria e Bujqësisë duhet të ketë një bashkëpunim që ne të mos çojmë më me furgona por me trailer.

Vaji i ullirit, i cili prodhohet në Shqipërim është mjaft cilësor për shkak të klimës mesdhetare.

Vendet ku eksportojmë

Maqedonia

Kosova

Kenia

Britania

Shtetet e Bashkuara

Arabia Saudite

Zvicra          

/Ora News.tv/