Ushtria "kurseu" miliona euro në Vjosë, por banorët mbeten në baltë!

Ushtria "kurseu" miliona euro në Vjosë, por banorët

Rehabilitimi i argjinaturës së lumit Vjosa në Fier, i realizuar nga ushtria pak ditë më parë, ka sjellë shqetësim për banorët e zonës. Një banor i fshatit Çerven, njësia administrative e Frakullit në Fier, thotë se e kanë të pamundur të dalin nga shtëpitë për shkak të baltës së madhe të krijuar nga mjetet e ushtrisë.

Shirat e rënë orët e fundit kanë përkeqësuar gjendjen dhe vështirë se situata do të mund të përmirësohet edhe në ditët në vijim.

Ai thekson se shkak i kësaj situate është bërë argjinatura për të parandaluar përmbytjet nga lumi Vjosa.

Më 7 nëntor, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vizitoi zonën ku Forcat e Armatosura të mbështetura nga bashkia Fier forcuan rreth 3.5 km e parë të argjinaturës.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka duke inspektuar punën që po bëhet theksoi se, projekte të tilla jo vetëm reduktojnë fatura e mëdha në raste emergjencash, por në të njëjtën kohë vendosin një standard të ri në parandalimin e pasojave që mund të sjellë moti i keq.

EMISIONET