Një operacion kërkimi i ushtrisë është në proces në Kamerun për të shpëtuar dhjetra njerëz të rrëmbyer nga një shkollë.

Të paktën 79 nxënës dhe 3 persona të tjera, midis tyre edhe drejtori i shkollës, u rrëmbyen të hënën në Bamenda.

Qeveria dhe separatistët anglishtfolës kanë akuzuar njëri-tjetrin për orkestrimin e rrëmbimit.

Rajonet e Veriperëndimit dhe Jugperëndimit të Kamerunit janë goditur nga një kryengritje separatiste gjatë viteve të fundit.

Guvernatori Adolphe Lele L'Afrique Deben Tchoffo fajësoi milicinë separatiste për rrëmbimin.

Ndërsa separatistët anglishfolës po akuzojnë qeverinë për organizimin e rrëmbimit, si një përpjekje për të diskredituar kauzën e tyre.

Autoritetet kërkuar ndalimin etë gjithë automjeteve që udhëtojnë në shumicën e rretheve të rajonit të Veri-Perëndimit.

Milicia, që kaa kërkuar pavarësinë e dy rajoneve, bëri thirrje për një bojkot shkollor.

Por asnjë grup rebel nuk ka marrë përsipër rrëmbimin e studentëve dhe drejtorit të Shkollës së Mesme Presbyteriane të Bamenda, e cila ka nxënës të moshës nga 10 deri në 14 vjeç.

Një video e disa prej fëmijëve, që besohet të jetë filmuar nga një prej rrëmbyesve, po shpërndahet në mediat sociale.

/Ora News.tv/