Fenomeni i videolojërave dhe në veçanti të atyre të eSport ka ‘kapur’ edhe ushtrinë britanike (British Army).

Mes shumë videove të fushatës së re të rekrutimit të “Army Jobs”, është realizuar edhe një video për të ngritur peshë shpirtrat e lojtarëve të videolojëra.

"Ushtria jote ka nevojë për ty dhe për fuqitë e tua”, recitohet në filmim, i cili po bën xhiron në rrjet dhe ka ngjallur reagimin pozitiv të lojtarit më të madh profesionit të Mbretërisë së Bashkuar:

"Video lojtarët tregojnë se kanë aftësi të jashtëzakonshme , që nga strategjia e proçesit vendimtar  deri tek përpunimi i zgjedhjeve të detyrave  për të përmbushur.

Të rinjtë e tillë i korespondojnë fiks profileve për të cilët ushtria ka nevojë.

Ka ende ndonjë paragjykim të lidhur me videolojërat, por fatmirësisht situate po ndryshon me gjeneratat e reja.

Videolojërat janë rritur shumë derisa janë bërë një formë zbavitjeje dominuese dhe kanë sjellë edhe mundësi karriere.”, përfundon Army Jobs.




/Ora News.tv/