Një ushtar amerikan që shërbente si pjesë e forcave të NATO-s në Kosovë, vdiq në Kosovë, njofton ushtria Amerikane.

Robert W. Jones, 21 vjeç, nga Vail, Arizona, ishte pjesë e Batalionit të 709 të Policisë Ushtarake të Brigadës së 18-të.

Ai humbi jetën të shtunën në kampin Bondstill (Bondsteel) dhe rasti është duke u hetuar.

Sipas komunikatës së lëshuar për median, komandanti i Batalionit të Policisë Ushtarake, nënkoloneli Xhefri Searl, thotë se Jones ishte një ushtar shumë i shquar.

Ai iu bashkua Ushtrisë Amerikane në gusht të vitit 2015 dhe ishte dekoruar me disa medalje, përfshi edhe ‘Medaljen e NATO-s’ në Kosovë.

/Ora News.tv/