Ushtarë rusë janë vrarë gjatë bombardimeve të kryera nga terroristët në provincën Dier ez-Zor në Sirinë Lindore.

Lajmi konfirmohet nga ministria e Mbrojtjes së Rusisë, e  cila thotë se terroristët sulmuan trupat siriane dhe ruse, këto të fundit u detyruan të kundërpërgjigjen, shkruan Rt.

Nga përleshjet në total janë vrarë 43 terroristë, ndërsa janë shkatërruar edhe gjashtë automjete.

Dy këshilltarë ushtarakë rusë u vranë, ndërsa 5 të tjerë u plagosën.

Fushata ajrore ruse në mbështëtje të përpjekjeve anti-tërroriste zgjati nga shtatori 2015 deri në dhjetor 2017, kur edhe presidenti rus Vladimir Putin njoftoi tërheqjen e trupave rusë.




/Ora News.tv/