Ushtarakët mund të emërohen në strukturat e policisë

Ushtarakët mund të emërohen në strukturat e policisë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi ka propozuar në qeveri ndryshime ligjore që do të mundësojnë ushtarakëve emërimin në strukturat e rendit duke ruajtur vjetërsinë e punës dhe gradën që kanë në FA.

Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet dhe vendosi dërgimin e draftit në komisione paralamentare për tu kaluar më pas në seancë plenare.

Drafti parashikon mundësinë që drejtor i Përgjithshëm dhe zv/ drejtor i Përgjithshëm i Policisë mund të emërohet edhe një efetkiv i forcave të armatosura me të paktën 10-12 vite përvojë në këto struktura.

Në nenin 40 të ligjit aktual për policinë e shtetit është shtuar një përmbajtje e re e cila  parashikon ndër të tjera se për plotësimin e nevojave të veçanta mund të pranohennë policinë e shtetit ushtarakë të FA që plotësojnë kriteret ligjore.

Në rastet kur ushtaraku emërohet në polici është në shërbim aktiv në Forcat e Armatosura (FA) angazhimi i tij në detyrë bëhet në marrëveshje mes ministrit të Brendshëm dhe atij të Mbrojtjes. Në draftin ligjor thuhet se efektivit të ushtrisë që kalon në policinë e shtetit i njihet vjetërsia e punës në shërbimin që ka kryer brenda FA.

Po ashtu parashikohet dhe ekuivalentimi i sistemit të gradave të Forcave të armatosura me ato të policisë së shtetit.

Për shkak të problematikave të tanishme ku shumë drejtorë dhe zyrtarë të policisë nuk kanë çertifikata sigurie në ligjin e ri janë bërë përcaktime strikte.  
Drejtuesit apo shefat e sektorëve pa çertifikata sigurie ulen ose transferohen në detyra më pak të rëndësishme ndërsa zyrtarët e rinj në nivel drejtues nuk emërohen pa marrë certifikatat e sigurisë nga DSIK.

Një tjetër ndryshim në ligj është ai për organizimin e konkurseve për marrjen e gradës  ku organizimi i lartë është vendosur si kriter i detyrueshëm për funksionet e larta ndërsa është përcaktuar dhe tavani i 70 pikëve pa të cilat asnjë efektiv nuk mund të fitojë gradën e re. 

EMISIONET