Ushqimi sëmur zemrën, mjekët japin alarmin edhe për të rinjtë

Ushqimi sëmur zemrën, mjekët japin alarmin edhe për të

Sëmundjet e zemrës kanë si shkaktar kryesor kequshqyerjen dhe mungesën e aktivitetit fizik. Problemet e zemrës janë renditur nga INSTAT si shkaktar kryesor i vdekjeve në vendin tonë për 2018-n, ndërsa mjekët kardiologë japin këshilla për parandalimin e këtyre rasteve që po njohin përhapje edhe te të rinjtë.

Mungesa e aktivitetit fizik dhe ushqyerja e pakujdesshme janë faktorët kryesorë të sëmundjeve të zemrës, të cilat u renditën nga INSTAT si shkaktarët kryesorë të vdekjeve të shqiptarëve.

Mjekët kardiologë thonë se ky fenomen ka pësuar rritje që pas viteve 90, kur shqiptarët nga një shoqëri aktive, ku shumicën e kohës ecnin në këmbë apo në biçikletë, ditët e sotme zgjedhin të përdorin makinën, duke i shtuar riskun për obezitet.

Daniela Telefici, mjeke kardiologe: Pas viteve 90 u abuzua shumë me mënyrën e të ushqyerit. U konceptua sikur pasuria është që ne të hamë sa më shumë, yndyrnat shtazore, mishi i kuq, bëjnë një jetë sedentare, dhe veset si alkooli dhe duhani. 

Alarmi për sëmundjet e zemrës kohët e fundit vihet edhe për të rinjtë, rastet e të cilëve sipas kardiologes, Daniela Telefici janë në rritje.

Daniela Telefici, mjeke kardiologe: Shfaqen dhe mbi moshën 30 vjeç, kjo është ajo që vë alarmin.

Mjekja rekomandon shmangien e përdorimit të alkoolit apo duhanit për të minimizuar problemet me shëndetin.

EMISIONET