Urgjenca në Shkodër

Urgjenca në Shkodër

Ditët e para të gushtit kanë nisur frikshëm sa i përket numrit të aksidenteve, ku në ditë në qarkun Shkodres shkon në 5 apo 6 raste numri i personave që paraqiten në spitalin rajonal me fraktura të ndryshme.  

Fatmirësisht pjesa më e madhe e tyre nuk kanë patur pasoja për jetën, por dëmtimet janë të shumta.

Alban Haxhi, Shef i urgjencës në spitalin Shkoder: Kemi rritur të numrit të aksidenteve për shkak të fluksit të rritur. Aksidentet janë të përditshme por fatmirësisht nuk kemi pasur raste fatale.

Këtë vit në këto ditë përvëluese, pozitiv ka qënë edhe fakti se helmimet nga ushqimet kanë qënë sporadike dhe nuk është paraqitur asnjë rast masiv. Numri i vizitave ka një trend që ka ardhur në rritje krahasuar me muajt e tjerë, por jo për të rezultuar alarmant.

Në Shkoder gushti shënoi edhe një viktimë nga aksidentet rrugore, ku një i moshuar u përplas nga një automjet në aksin Shkoder – Koplik, në fshatin Shtoj i ri. Urgjenca e spitalit rajonal në këto ditë rastet më të shumta që paraqiten i ka nga të sëmurët kronikë dhe virozat e stinës.


EMISIONET