Urdhëri i Stomatogolëgëve ngre pretendimin se vendosja e çmimeve dysheme prej asamblesë së tyre nuk do të jetë detyrues për tarifat e shërbimeve dentare. 

Edhe pse vendimi parashikon dyfishimin e çmimeve, në një aktivitet të zhvilluar mbi standardet në këtë fushë, është theksuar se gjithçka është bërë për rritjen e standardit dhe cilësisë.

Nikoll Deda, President i Urdhrit të Stomatologut: Profesioni i stomatologut është i lirë dhe nuk ka të drejtë urdhri. Ne japim mesazh dhe për mesazh nuk dënohet njeri.  

Përdorimi i materialeve jocilësore dhe joprofesionalizmi mbetet shqetësim dhe prej vetë stomatologëve

Nazmi Koçi, stomatolog: Ai sjell material të cilësisë së dobët. Shfrytëzon mjekët e rinj që i punëson pa paga dhe siguracione dhe bën reklama publike me çmime të ulëta.

Vendimi i Asamblesë solli reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë e cila paditi asamblenë në gjykatë. 

Teksa Autoriteti i Konkurrencës nisi hetimin për krijimin e një situate monopol

/Ora News.tv/