Urdhri i fundit: Brenda janarit ndërpriten komandimet në prokurori

Urdhri i fundit: Brenda janarit ndërpriten komandimet në prokurori

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku ka vendosur të ndërpresë të gjithë komandimet e firmosura prej paraardhësit të saj Adriatik Llalla. 

Burimet kanë bërë të ditur se procesi i riorganizimit ka nisur nga ato rrethe ku përfaqësuesve të akuzës u kishte kaluar afati katër mujor i marrjes së detyrës. 

Ndaj dhe mësohet se më shumë se 30 prokurorë janë kthyer në rrethet në të cilët kanë qenë të emëruar më parë. 

Për shkak dhe të ngarkesës, në Durrrës dhe në Tiranë riorganizimi pritet të jetë në një afat të dytë, kjo dhe prej numrit të lartë të dosjeve që janë në shqyrtim. 

Megjithatë saktësohet se nuk bëhet fjalë për shkarkim nga detyra por vetëm ndërprerje të komandimit. 

Nga ana tjetër po verifikojnë ngarkesën e rretheve, për të vendosur dhe rishpërndarjen e prokurorëve.

Paralelisht me rishpërndarjen e punës, Marku ka kërkuar inspektimin e dosjeve të prokurorëve nga e cila do të vendoset dhe ecuria e tyre. Për këtë qëllim kryeprokurorja ka urdhëruar ngritjen e drejtorisë së inspektimit

Tashmë në Prokurorinë e Përgjithshmë është ngritur dhe Drejtoria e Çështjeve të Minorenëve

EMISIONET