Urdhër arresti për boksieren e parë iraniane

Urdhër arresti për boksieren e parë iraniane

Iraniania, e cila u bë gruaja e parë nga vendi i saj që mori pjesë në një ndeshje zyrtare boksi, ka frikë të kthehet në Lindjen e Mesme.

Sadaf Khadem anuloi rikthimin nga Franca në vendin e saj pas lëshimit të një urdhër arresti për të.

Khadem mundi boksieren franceze Anne Chauvin në një ndeshje amatore të shtunën.

Ajo kishte planifikuar të fluturonte në Teheran me trajnerin e saj këtë javë.

Por boksierja është akuzuar në Iran për shkelje të kodit të veshjes, duke u ndeshur me kanotiere dhe pantallona të shkurtra.

Zyrtarët iranianë deri më tani nuk kanë konfirmuar ekzistencën e një urdhër-arresti.

Khadem  u ndesh të shtunën, në qytetin perëndimor francez Royan, e veshur me një kanotiere dhe pantallona të shkurtra, me një brez të kuq dhe të bardhë, ngjyrat e flamurit kombëtar të Iranit.

EMISIONET