Gruaja strehon në shtëpi 97 qen endacakë, i shpëton nga uragani

Një grua në Bahamas ka strehuar rreth 100 qen endacakë dhe të braktisur brenda shtëpisë së saj për t'i mbrojtur ata nga Uragani Dorian.

Chella Philips, menaxherja e The Voiceless Dogs of Nassau, Bahamas, u dha strehë 97 qenve në New Providence.

Në një postim të bërë viral në Facebook, Philips publikoi disa fotografi të qenve të strehuar të sigurt ndërsa uragani goditi ishullin.

"97 qen ndodhen brenda shtëpisë sime. Ndodhen kudo, të paktën kanë respektuar shtratin tim,"-shkroi ajo.






EMISIONET