Ura e Morinës rrezikon banorët: Të ndërhyjë kompania, burim aksidentesh

Ura e Morinës rrezikon banorët: Të ndërhyjë kompania,

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit dhe të kompanisë koncesionare tek Ura e Morinës në aksin Kukës-Morinë të Rrugës së Kombit. Kjo pjesë e rrugës është kthyer në një burim aksidentesh për shkak të mungesës së mbrojtësve metalikë prej më shumë se 6 muajsh në vendkalimin e këmbësorëve mbi urë.

Ura e Morinës në aksin Kukës-Morinë të Rrugës së Kombit është kthyer në një burim aksidentesh.

Shkak për këtë është bërë mungesa prej 6 muajsh e mbrojtësve metalikë në vendkalimin e këmbësorëve mbi urë.

Banorët e fshatit kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të kompanisë që ka koncesionin e rrugës, pasi sipas tyre po iu rrezikohet jeta dhe sidomos nxënësve të shkollës.

Ener Syla: Kemi pengesë në qarkullim me fëmijët, me punonjësit, kushdo që të kalojë në urë është e vështirë me e kalu urën. Mund të bjerë poshtë fëmija apo kushdo nga dëmtimet që ka. Nuk ka vendosur dorë për riparim njeri tash 6 muaj.

Ndërkohë, në doganën e Morinës ka filluar kthimi i emigrantëve kosovarë, drejt vendeve të tyre të punës në BE dhe Perëndim.

Këtë vit kanë hyrë në Shqipëri 2500 emigrantë kosovarë, të cilët kaluan festat e fundvitit pranë familjeve të tyre dhe tani iu duhet të largohen sërish.

EMISIONET