Ura e Kordhocës, një prej monumenteve të rralla të kulturës në Luginën së Drinos në Gjirokastër po shkon drejt rrënimit.

E ndërtuar në shekullin e 19 dhe me status monument kulture, ajo ka pësuar dëmtime të dukshme në strukturën e saj.

Banorët e zonës janë dëshmitarë të degradimit që po pëson monumenti dhe ndërhyrjes së munguar të institucioneve, veç një fondi 6 milion lekësh të akorduar për ndërhyrje 12 vjet më parë.

Banor: "Në këtë situatë kjo ka që mbas viteve '90. Më përpara ka qenë pastruar nuk kishte probleme të tilla. Pemët dhe bimët kacavjerrëse janë shkatërruese për urën. Sa turistë vijnë tek ura e Kordhocës nuk mund të shkojnë në kala. Gjatë sezonit turistik këtu vijnë autobuzë, ndalojnë bëjnë fotografi. U preka nga një turist grek që tha: Këta kanë por nuk dinë ta mbajnë."

Mbetjet urbane që kanë mbuluar zonën e kanë bërë panoramën më të trishtë, ndaj për pastrimin e saj janë përfshirë forcat e ushtrisë.

Apostol Stefani: "Detyra jonë është që të pastrojmë këtë urë turistike pasi shikohet dhe nga shumë turistë të huaj."

E njohur për gërshetimin e stilit të shekullit të 19 të ndërtimeve me arkitekturën osmane Ura e Kordhocës, mbrohet nga shteti prej 40 vitesh.

/Ora News.tv/