United "shkel" Bournemouth-in, blindon vendin e dytë

United "shkel" Bournemouth-in, blindon vendin e dytë

Pavarësisht se tashmë dihet kampioni i Premier League, Manchester United nuk e heq këmbën nga gazi, me "djajtë" që kanë triumfuar në transfertën e Bournemouthit me rezultat 2-0.

Dominimi i miqve u vu re gjatë gjithë takimit, me Chris Smalling që shënoi në minutën e 28-të ndërkohë që Romelu Lukaku  20 minuta nga fundi "vulosi" fitoren e United.

Pas kësaj fitoreje, United forcon vendin e dytë, pasi ndodhet në kuotën e 74 pikëve, ndërsa Bournemouth mbetet në vendin e 11 me 38 pikë.

EMISIONET