United me hap kampioni, Arsenal "mjaftohet" me Europa League

United me hap kampioni, Arsenal "mjaftohet" me Europa League

Manchester United me hap kampioni. Pavarësisht se e kanë humbur luftën për titullin e Premier League, "djajtë e kuq" morën maksimumin nga dueli i javës së 36-të, duke mposhtur 2-1 Arsenalin.

Një fitore e arritur vetëm në çastet e fundit të takimit, me Fellaini që shfrytëzoi mjaft mirë një krosim të Young për ta depozituar sferën në rrjetë dhe për t'i dhënë një 3-pikësh prestigji të besuarve të Jose Mourinho-s.

Takimi u zhbllokua pas çerek ore lojë, me autor Pogba. Francezi u "harrua" në zonën e "topçijve" dhe duke përfituar nga topi i kthyer nga shtylla kaloi në avantazh United.

Reagimi i miqve erdhi vetëm në minutën e 51, me "ish-in" Henrick Mkhitaryan që mposhti me një diagonale të bukur shokun e fazës së parë, David De Gea.

Me këtë fitore Manchester United ngjitet në kuotën e 77 pikëve, ndërsa Arsenal heq dorë nga Champions League, pasi gjendet 9 pikë larg Tottenham-it të vendit të 4-t.

EMISIONET